Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca që të largojë nga seanca e Kuvendit, deputetët e ministrat të cilët nuk po mbajnë maskë antiCOVID.
Ai ka thënë se varianti Delta i COVID-19 është prezent në vend dhe sipas tij, është mirë që të mbrohen të gjithë.
“Fillimisht një këshill për juve, edhe deputetët edhe ministrat që nuk i mbajnë maskat është mirë me i largu prej seance, në veçanti në këtë kohë kur varianti… Po e di që nuk po jo pëlqen disave por ne jemi të gjithë deputetë kemi kontakte me qytetarë, varianti Delta është prezent dhe është mirë të mbrohemi të gjithë”, tha Haxhiu.
Tutje, kërkesën e Haxhiut nuk e kanë mbështetur disa deputetë të cilët kanë filluar të flasin e të qeshin.
Ndryshe, numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë ka shënuar rritje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.