×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu i PDK-së: Qeveria Kurti ka dështuar totalisht në shëndetësi

    Reporteri
    11 Qershor 2022 | 9:27

    Reformë e thellë e investime në sistemin e shëndetësisë kishte premtuar kryeministri Albin Kurti, para se të marrë pushtetin.

    Por sipas deputetëve të opozitës ndonëse ishte premtuar nga Qeveria Kurti se shëndetësia do të jetë njëra ndër prioritet e saj, kjo nuk po ndodh.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu tha se ka dështim total dhe degradim në menaxhimin e sistemit të shëndetësisë.

    Madje deputeti Haxhiu tha për Ekonomia Online se “nuk ka parë ndonjë ministër që ka shkëlqyer” “deri më tani.

    “Ka një dështim total sa i përket shëndetësisë një degradim të madh i ikjes së mjekëve, lista të gjata të pritjes së pacientëve. Paaftësi menaxheriale dhe kjo është ajo çka e karakterizon këtë sektor. Nuk po shoh ndonjë ministër që mund të themi se ka shkëlqyer ose ka bërë ndonjë punë që mundet të vlerësohet”, tha Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!