Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu po ka dyshime se kryeministri, Albin Kurti ka të bëjë me trazirat e marsit të vitit 2004. Për këtë ai ka përmendur një takim të kryeministrit që pretendon që kishte pasur në Binqë.
Haxhiu tregoi edhe pse e pyeti Kurtin për takimin e 17 janarit të 2004-ës.
“Pas një periudhe kohore. Ka pas gjithmonë narracione e përpjekje me i trajtu njerëzit jo ky kombëtar, jo ai tradhtar. Dhe Albin Kurti del në foltore dhe në njërën prej marrëveshjeve na adresohet neve deputetëve të PDK-së që jeni bërë si Ali Shukria”, deklaroi Haxhiu për Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq shtoi se “Për t’i kundërpërgjigjur i kam përdorur këto pyetje në kuvend ë kuvend ndal pra të shohim kush je ti? Pse ti në vitin 2014 me 17 janar 2004 ke qenë në Binqë dhe pas kësaj pasojnë protestat dhe trazirat e marsit dhe a ka pas lidhje ai takim me trazirat e marsit u takon institucioneve të sigurisë që ta konfirmojnë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.