×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i PDK-së

    Bekim Haxhiu: Kurti një mashtrues, tash i paska nis premtimet për investime milionëshe në futboll

    Reporteri
    22 Prill 2024 | 10:17

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook është zotuar se Qeveria e tij do të bëjë investimin e plotë 200 milionë eurove për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit në Kosovë.

    Ndaj kësaj deklarate të kryeministrit ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili e ka quajtur mashtrues kryeministrin Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.

    “Tash nën ethet e zgjedhjeve paska nis premtimet boshe se do të investoj miliona euro në infrastrukturën e futbollit. Kujtojmë që miliona euro të infrastrukturës sportive tri vite radhazi kanë shkuar në suficit, ndërsa stadiumet janë shndërruar në gërmadha dhe fusha të baltosura”, ka shkruar Haxhiu.

    Postimi i tij:

    Premtime boshe te mashtruesit Albin Kurti.

    Ku ishte që 4 vite që nuk i investoi këto miliona në sport, ky kryeministër gënjeshtar, mashtrues dhe zhvatës?

    Ku ishte që 4 vite që nuk realizoi asnjë investim në infrastrukturën sportive. Përkundrazi, i bllokoi investimet në:

    Stadiumin Nacional,

    Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” – Mitrovicë,

    Stadiumin e Gjilanit,

    Stadiumin e Pejës,

    Stadiumin e Gjakovës,

    Stadiumin e Prizreni….!

    Tash nën ethet e zgjedhjeve paska nis premtimet boshe se do të investoj miliona euro në infrastrukturën e futbollit.

    Kujtojmë që miliona euro të infrastrukturës sportive tri vite radhazi kanë shkuar në suficit, ndërsa stadiumet janë shndëruar në gërmadha dhe fusha të baltosura.

    Besoj e mbani mend lojën e Kosovës me Izraelin që u zhvillua në baltë, për shkak se nuk u investua as në bari të fushës së stadiumit nacional.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!