×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i PDK-së

    Bekim Haxhiu për Kusari-Lilën: Jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radoiçiqit

    Reporteri
    08 Qershor 2024 | 12:58

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i ka bërë thirrje Prokurorisë që të intervistoj shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilën, në lidhje me bisedën e saj me Millan Radoiçiqin, i cili qëndron pas sulmit të Banjskës.

    Ai përmes një postimi në Facebook, shprehet si i detyruar për të ngritur padi ndaj, siç e quan ai, ‘vendases’ së Radoiçiqit, si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror.

    Postimi i tij:

    I bëj ftesë Prokurorisë që të mirret me këtë rast, ta ftoj në intervistim znj. Kusari që ta sqaroj këtë deklaratë dhe bashkpunimin e saj me terroristin Radojçiq të BIA-s serbe.

    Në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!