Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar ish-qeverinë Kurti se ka masakruar buxhetin e shtetit gjatë kohës së pandemisë, ku sipas tij njerëz të afërt me ish-pushtetin kanë përfituar miliona euro.
“Ka ndodhur masakër me buxhetin e shtetit për përfitime personale. Andaj është e domosdoshme që të ketë komision hetimor parlamentar, se brenda një buxheti të shtetit janë nënshkruar kontrata të dyfishta”, tha Haxhiu, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se kompani të caktuara të afërta me pushtetin kanë marrë miliona euro gjatë coronavirusit, ndërsa qytetarët kanë qëndruar në shtëpi dhe bizneset janë mbyllur.
“Derisa qytetarët kanë ndejtur në shtëpi qeveritarët që ikën kanë vjedhur në pandemi, ndërsa bizneset u mbyllën në pandemi, pushtetarët e qeverisë Kurti u bën milionerë në pandemi. Kontraktuan në kohën e pandemisë më shumë se 5 milionë euro. Vetëm një kompani ka kontraktuar 3 milionë e 300 mijë euro në kohë pandemie e kishte vetëm dy punëtorë”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.