Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën plenare që po mbahet tani në Kuvendin e Kosovës ka hedhur kritika ndaj Qeverisë për mos-sigurimin e vaksinave antiCOVID.
Ai tha se në Kosovë po ndodhinë shumë vdekje prej koronavirusit, gjersa shtoi se vetëm prej 14 shkurtit, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovës, e deri më sot janë 651 qytetarë që kanë vdekur nga COVID-19
“Sot janë 10 ditë nga seanca që si GP i PDK-së kemi ftuar për mungesën e vaksinimit në Kosovë. Derisa 10 ditë më parë ministri i MSH dhe Qeveria trumbetonin që shumë shpejtë, amo shumë shpejt do të sigurojnë vaksinat. Kjo shumë shpejt për Qeverinë është shumë ngadalë për qytetarët e RKS se po ndodh vdekje cdo ditë. Vetëm prej 14 shkurtit, e deri më sot janë 651 qytetarë që kanë vdekur nga COVID-19, 435 viktima që nga kur u votua Qeveria Kurti”, tha Haxhiu.
Tutje, ai ndaj Qeverisë tha se të lëshojnë rrugë nëse nuk janë të zot që të punojnë apo të sigurojnë vaksinat kundër koronavirusit.
“Ajo shumë shpejtë është shumë ngadalë, nëse nuk jeni të zot me siguru vaksinën apo me udhëheq, hapni rrugën, Ka njerëz që dinë me punu e me sjell vaksina. Ti mundesh me qeshë po kjo s’është me qeshë, pasi familjarët e viktimave janë duke qajtur për ta. Duhet forca e të gjithëve bashkë, po e përsëris ajo që u paraqit para 10 ditëve është shumë ngadalë. Nëse s’dini me punuë ftoni ekspertë për të siguruar vaksina se kështu çdo ditë e humbjes së vaksinimit është humbje për qytetarin e Kosovës”, shtoi ai.