×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari kandidon sërish për kryetar të Skenderajt

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 22:15

    Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, po synon që në këtë post të qëndrojë edhe për katër vjetët e ardhshme.


    Ai sonte ka njoftuar se zyrtarisht do të jetë kandidat i pavarur për garën zgjedhore të 17 tetorit.

    “Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt. Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

    Në zgjedhjet e fundit lokale, kur Bekim Jashari pati shpallë kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku i PDK-së ishte tërhequr nga gara.

    Por kësaj radhe, Lushtaku është zyrtarizuar nga PDK-ja për të qenë kandidat për kryetar të Skenderajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!