×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari konfirmon: Jam kandidat edhe për një mandat për kryetar të Skenderajt

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 9:05

    Kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ka konfirmuar se do të garojë edhe për një madat për kryetar të kësaj komune.


    Jashari, ka theksuar se zgjedhja e tij, është në dorën e qytetarëve.

    “Bekim Jashari do të garojë prap, a do të kem edhe një mandat është në dorën e qytetarëve”, tha ai në Kanal 10.

    Bekim Jashari do ta ketë një kundërkandidat të fortë, Sami Lushtakun.

    Ky i fundit ka deklaruar më parë për mediat se do të jetë kandidat i PDK-së për zgjdhjet lokale që mbahen në tetor.

    “Unë e kam thënë publikisht, unë do të kandidoj për kryetar të Skenderajt. Asnjëherë më i vendosur nuk kam qenë, e kam përkrahjen e PDK-së, ka thënë Lushtaku, kishte thënë Lushtakiu në një intervistë për kallxo.com.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!