×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ah sikur të ishte gjallë Adem Jashari e të të shihte duke e udhëhequr ushtrinë tonë”, Bekim Jashari flet për komandantin e ri të FSK-së

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 11:37

    Bekim Jashari e ka uruar Bashkim Jasharin për emërimin si komandant i ri i FSK-së.

    Ai ka thënë se do të donte shumë që të ishte gjallë Adem Jashari e ta shihte Bashkimin duke e udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë.

    “Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat nderkombëtar. Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urime Komandant Bashkim Jashari” shkruan Bekim Jashari në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!