Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe biri i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net”, i ka dhënë fund debatit nëse komandanti legjendar, Adem Jashari agjëronte Ramazanin.
Në intervistën e plotë për Reporterin, që do të transmetohet të dielën, Bekim Jashari ka thënë se Ademi dhe Hamza mbanin Ramazan, por ka pasur raste kur edhe nuk kanë mbajtur Ramazan.
“Kanë mbajtur Ramazan, ka pasur raste kur nuk kanë mbajtur Ramazan”, ka thënë Jashari në intervistën për Reporterin, të cilën mund ta ndiqni të plotë, të dielën, nga ora 20:10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.