Kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, ndërsa ka folur për gjendjen me investime në komunën që drejton, ku ka treguar se kush janë dy shtetet që e kanë derën mbyllur për të investuar.
“Sa të jam gjallë i kanë dy shtete vijë të kuqe, sot si kryetar edhe nesër në cilësi të Bekimit, e që janë Serbia dhe Rusia, të gjithë të tjerëve ka me ja u shtru tepihun e kuq me investu”, thotë Jashari në intervistën REPORTERI N’KOMUNA.
Ai ka treguar betimin që ka bërë paslufte.
“E kam bërë një betim, Bekim Jashari është betu te vorri i babës të vet, menjëherë paslufte dhe kur jam bërë kryetar komune. Me vetëdije s’ka me ja dhënë mundësinë askujt që me shku te varri i Hamëz Jasharit me i thanë hallall kush je kanë, mozomakeq kënd e ka lanë”, ka thënë Jashari.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.