Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari priti në takim sot një mysafir të veçantë. Ai u vizitua sot nga axha i tij, Rifat Jashari.
Përmes një postimi, i pari i Skënderajt tha se mori përkrahje të madhe nga mixha i tij, pë të vazhduar edhe më tutje si udhëheqës i kësaj komune.
“Jam tejet i lumtur që puna ime dhe projektet e realizuara po vlerësohen lartë nga mixha Rifat, nga i cili mora përkrahje maksimale edhe për mandatin e dytë në udhëheqje të komunës së Skenderajt, për të vazhduar angazhimin maksimal në shërbim të vendit”, ka shkruar ai.
Sipas Bekim Jasharit, gjatë këtij mandati, ai tentoi të përmbushë premtimin që i ka dhënë axhës së tij, që do të punojë në interes të vendit.
Tutje, ai ka vlerësuar lart familjarin e tij, duke thënë se është udhërrëfyesi i tyre, dhe se këshillat e tij janë qenësore për famijen Jashari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.