Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi, ndërsa ka folur për gjendjen në këtë parti, ka thënë se për t’u hapur ajo, duhet të largohet kreu i saj Isa Mustafa.
Ai ka thënë se LDK e ka të domosdoshme të nis ndryshimin brenda saj.
“Isa Mustafa duhet të tërhiqet dhe në asnjë variant nuk duhet të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e ardhshme, duhet ta hapet gara për figura të reja”, ka thënë Kabashi në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se LDK-në e kanë mbyllur ata që kanë stazh në parti.
“LDK e ka të domosdoshme që të nis ndryshimin e madh dhe të sinqertë brenda që reflekton te elektorati i LDK-së”, ka thënë Kabashi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.