×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Kabashi: Nuk mund ta nxjerrim Kurtin një antiamerikan

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 23:13

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi, ndërsa ka folur për raportet SHBA-Kosovë, dhe veçanërisht deklaratën e Kurtit për “thika mbi harta”, ka thënë se problemi i Kurtit nuk ka qenë me Amerikën, por me ish-presidentin Hashim Thaçi.


    Kabashi tha se Kurti nuk ka thënë që thikat i kanë vendosur SHBA-të, por ka qenë një projeksion i ndërtuar nga Hashim Thaci si president dhe Vuçiq që kanë qenë negociator në bisedime.

    “Nuk mund ta nxjerrim Kurtin një antiamerikan. Nuk është raporti Kurti-SHBA, por Kurti-Thaçi”, tha Kabashi në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa duke folur për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së, Kabashi tha se nuk përjashtohet një koalicion i tillë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!