Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, njëherit kryetar i Skenderajt, ka treguar se si organizatat arabe paslufte kanë shkuar tek familja e tyre dhe kanë shprehur gatishmërinë që të investojnë në Kullat që të bëhen muze, por me kushtin që në hyrje të kompleksit të shkruhet që Adem Jashari ka luftuar për fe.
“Kanë ardh pasufte shoqata, organizata jo qeveritare nga shtetet arabe te familja dhe kanë thënë jemi të gatshëm me bërë kompleksin një nga muzet më të bukura në botë, me të vetmin kusht që në hyrje të kompleksit të shkruhet se Ademi ka luftu për fe”, ka treguar Bekimi në intervistën REPORTERI N’KOMUNA.
Ai tha se Adem Jashari dhe çdo shqiptarë në luftën e fundit nuk kanë kapur armët për fe por për liri.
“Jo Ademi, por asnjë shqiptar e sidomos në luftën e fundit nuk kane luftu për fe, por për liri”, ka deklaruar ai.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.