×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëri “dallavere” me shpërndarje të licencave, largohet nga puna zyrtari i MTI-së

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 14:44

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes një komunikate për media ka treguar se ka ndërmarrë masa kundrejt zyrtarit të saj,  duke e larguar nga puna deri në përfundim të hetimeve, pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare


    MTI thotë se zyrtari gjatë procesit të shpërndarjes së licencave të disa kompanive private, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të derivateve të naftës, shkruan Reporteri.net.

    Reagimi i plotë i MTI-së:

    MTI sqaron masat e ndërmarra për rastin e mundësisë së keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sqaron për opinionin publik dhe media se ka ndërmarrë të gjitha masat ndaj zyrtarit të MTI-së, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave të disa kompanive private, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të derivateve të naftës.

    MTI rastin e ka proceduar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit.

    Përveç procedimit të lëndës në organet e lartpërmendura, zyrtarit në fjalë i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, për të mos e penguar procesin e hetimeve të organeve kompetente deri në zbardhjen e plotë të rastit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!