×
  • Lajme
  • Lajme

    Ben Emmerson avokat i Kadri Veselit në Hagë

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 18:51

    Ben Emmerson do ta mbrojë Kadri Veselin në Gjykatën Speciale të Hagës, shkruan Reporteri.net.


    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka bërë publik një njoftim nga mbrojtja e Veselit.

    “Ne, jemi informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara që pasi ai (z. Veseli) të ketë arritur në Hagë dhe të jetë proceduar, Z. Veseli, do të ketë një mundësi për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi”, thuhet në njoftim.

    Ata kanë thënë se përderisa procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, nuk do të ketë deklarata të mëtejshme nga kjo zyrë.

    “Siç tha z. Veseli në deklaratën e tij këtë mëngjes, tani ai është një qytetar privat dhe kërkon që ky status të respektohet. Në këto rrethana, ne nuk jemi në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme (rreth gjendjes së tij) nga mediat në këtë kohë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!