Kosova nuk ka pasur rezultate të mira në vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve i njohur si PISA 2018.
Vendi ynë është renditur i treti nga fundi në garën ku morën pjesë 79 shtete duke lënë mbrapa vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.
Sipas rezultateve që maten me indeksin e mesatares së OECD, nxënësit kosovarë kanë arritur 353 pikë në lexim, 366 në matematikë dhe 365 në shkencë.
Lidhur me këtë rezultat ka reaguar edhe zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se ky dështim është rezultat i emërimit të njerëzve të pakualifikuar nëpër postet kyçe në shkolla, nga drejtori e deri te arsimtarët. Mirëpo në përpjekje për të kritikuar sistemin arsimor, Xhemajlaj i ka bërë vetë masakër gjuhës shqipe.
Në pak rreshta, ai ka bërë gabime të shumta, duke mos arritur ta dallojë njëjësin me shumësin. Vendosja e saktë e shkronjës “ë” me sa duket është një sfidë vërtetë e vështirë për zëvendësministrin kosovar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.