×
  • Lajme
  • Lajme

    Ben Meir: E ardhmja e Kosovës është në BE, 5 vendet që s’e njohin duhet ta kuptojnë

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 10:38

    Profesori amerikan dhe njëherësh njohës i çështjeve politike në Ballkan, Alon Ben Meir, e vlerëson si shumë domethënëse marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit për njohje reciproke.


    Ai është shprehur se ardhmja e Kosovës është me BE-në dhe pesë vendet që nuk e kanë njohur Akoma duhet ta kuptojnë këtë sa më shpejtë.

    Ben Meir tha se kjo marrëveshje dërgon mesazh të qartë tek pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat e kundërshtojnë sovranitetin dhe legjitimitetin e Kosovës.

    “Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit të hënën është shumë domethënëse, pasi Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që vendos ambasadën e saj në Jeruzalem.

    Po kështu, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli dërgon një mesazh të qartë për pesë vendet e BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj se legjitimiteti i saj si një komb i pavarur vetëm po rritet. E ardhmja e Kosovës është me BE-në, dhe pesë vendet në pritje duhet ta kuptojnë këtë më shpejt sesa më vonë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!