×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Bënë tejkalime nga ana e djathtë, policia në Vushtrri konfiskon dhjetë patentë shoferë

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 13:44

    Policia në Vushtrri ka konfiskuar përkohësisht dhjetë pantentë shofer për kundërvajtje dhe tejkalim nga ana e djathtë, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit tjerë në trafik, Shkruan gazeta Online Reporteri.net.

    Ndaj 13 shoferëve, janë shqiptuar edhe gjoba prej 150 eurove dhe nga një pikë negative.

    Komunikata e plotë:

    Policia në Vushtrri konfiskon përkohësisht dhjetë patentë shofer për kundërvajtje-tejkalim nga ana e djathtë

    Në vazhdën e angazhime në paradalim dhe ofrimin e sigurisë në trafik, njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë monitorimit dhe kontrollit në trafikun rrugor në rrugën nacionale në hyrje të Vushtrrisë, gjatë ditës së djeshme kanë identifikuar trembëdhjetë (13) kundërvajtës të cilët kanë bërë tejkalime nga na e djathtë, me ç’rast kan rrezikuar edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

    Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar vendime për kundërvajtje me gjobë në shumë prej njëqindepesëdhjetë (150)euro, një (1) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse-konfiskim i përkohshëm i patentë shoferit në kohëzgjatje prej tre (3) muajve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!