×
  • Lajme
  • Lajme

    “Beogradi nuk i ka borxh BE-së”, deklarata e kancelarit Scholz në Kosovë e shtyen Rusinë të reagojë

    Reporteri
    10 Qershor 2022 | 16:37
    15.02.2022, Russland, Moskau: KOMBO - Bundeskanzler Olaf Scholz (SPD, r) und Russlands Präsident Wladimir Putin schauen nach einem mehrstündigen Vier-Augen-Gespräch auf einer gemeinsamen Pressekonferenz nach oben. Scholz traf den russischen Präsidenten zu Gesprächen über die Situation an der ukrainischen-russischen Grenze. Formal handelt es sich um einen Antrittsbesuch des Kanzlers. Foto: Kay Nietfeld/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

    Rusia reagoi me kritika ndaj mesazheve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në vizitën e tij në Prishtinë.

    “Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e Scholz për nevojën që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

    “A janë këta ‘miq’ të Serbisë?”, pyet Zakharova duke shtuar se perëndimi është borxhli ndaj serbëve. “Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan në ‘Telegram’ zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse.

    Duke raportuar këtë reagim, mediat në Moskë risjellin në vëmendje thirrjen e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, që vendi i tij të rishikojë planet për integrim në BE.

    Reagimet nga Moska vijnë pas deklaratës së Scholzit përgjatë vizitës së tij në Prishtinë, i cili tha se nuk arrin ta imagjinojë se dy vende që nuk e njohin njëra tjetrën të bëhen pjesë e BE-së, duke konsistuar në Kosovën e Serbinë.

    “Është e qartë se marrëveshja përfundimisht duhet të sqarojë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse nuk mund të imagjinohet që dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtarë të BE-së”, tha Scholz në kryeqytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!