×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqiri: Gabim i madh nëse Kosova do ta refuzonte marrëveshjen e Washingtonit

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 20:58

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se ka pasur përpjekje për largimin e Ujmanit nga tavolina por nuk është arritur një qëllim i tillë.


    Beqiri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se do të ishte e pakuptueshme t’i thuhet jo një marrëveshjeje ku garantues është SHBA.

    “Unë si deputet i Kuvendit të Kosovës, mendoj se do të ishte një gabim i rëndë nëse do t’i thoshim jo kësaj marrëveshje, pavarësisht vërejtjeve që ne i kemi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Nënkryetari i LDK-së thotë se kjo marrëveshje edhe po të shkonte në Kuvend do të votohej nga të gjithë pos Vetëvendosjes.

    “Do të ishte një befasi e madhe nëse edhe ndonjë parti tjetër pos Vetëvendosjes do të votonte kundër kësaj marrëveshje”.

    Duke folur për pikën më të ndjeshme të bisedimeve në Washington, që ishte çështja e Ujmanit Beqiri ka thënë se jo të gjitha gjërat varen nga dëshira e Kosovës.

    “Rreth 2.5 kilometër katrorë e Ujmanit është në territor të Serbisë. Do të kemi problem kur të bëhet demarkacioni i kufirit”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!