Ismet Beqiri, ish kryetar i Prishtinës nga Lidhja Demokratike, ka shprehur gatishmërinë për të marrë këtë pozicion edhe njëherë.
Duke komentuar punët apo, siç u shpreh ai në televizionin publik dështimet e kryetarit aktual, Shpend Ahmeti, Beqiri ka thënë se qytetarët e Prishtinës më nuk duhet të gabojnë.
“Kryetari i Prishtinës duhet të koncentrohet veç në punën e tij, jo të merret me të punë tjera. Shtoja kësaj edhe kur ai kryetar i ndërron partitë. E kam pikë të dobët Prishtinën, sepse këtu po jetojmë. Të gjithë duhet a kenë këtë pikë të dobët Prishtinën. Unë jam në dispozicion që të garojë sërish, por kjo varet nga partia, nga degët e Prishtinës”, ka thënë Beqiri.
“Vullneti ekziston, unë isha i gatshëm edhe në vitin 2017. Jam në dispozicion të partisë. Nuk jam i shortuar e as i djeshit, jam qe 30 vjet në LDK. Dega e LDK-së në Kodrën e Trimave gjithmonë i ka fituar zgjedhjet”, ka shtuar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.