×
  • Lajme
  • Lajme

    Berat Buzhala thyen heshtjen, flet për largimin e tij nga Gazeta Express dhe T7

    Reporteri
    14 Nëntor 2021 | 23:48

    Berat Buzhala ka njoftuar se është larguar nga Gazeta Express dhe Televizioni T7.

    Mbrëmë Gazeta Online “Reporteri.net”, raportoi se Buzhala është larguar nga udhëheqja e këtyre mediumeve, pak muaj pasi i ka shitur ato. E sot gazetari Buzhala e ka njoftuar edhe vetë largimin nga mediumet.

    “Pas nje angazhimi shume te gjate, pas nje pune shume te lodhshme, une te premten kam vendosur qe te largohem nga te gjitha pozitat ne Express dhe T7”, ka shkruar ai.

    Ai ka thënë se shumë shpejt do të tregoi se çfarë do të punoi, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

    Gazeta Online Reporteri.net mbrëmë poashtu raportoi se Buzhala pritet të bashkohet në një projekt të ri të RTV21.

    Mediumet Express dhe T7 tash e tutje drejtohen nga Leonard Kerquki si drejtor i ri i gazetës dhe televizionit.

    Berat Buzhala largohet nga Gazeta Express dhe T7, së shpejti me projekt të ri në RTV21

    Njoftimi i plotë i Buzhalës:

    Pas nje angazhimi shume te gjate, pas nje pune shume te lodhshme, une te premten kam vendosur qe te largohem nga te gjitha pozitat ne Express dhe T7.

    Prej vitit 2014, kur Gazeta Express i kishte vetem 10 punetore, sot i ka rreth 150. Nuk eshte kjo vec merite e imja, por eshte kontribut i secilit punetor tjeter.

    Gazeta Express ka qene dhe eshte websajti me i lexuar ne gjuhen shqipe, kurse T7 nje televizion ne rritje e siper.

    Para disa kohesh kemi vendosur qe ta shesim, kurse une kam vendosur qe te terhiqem. Ta rimendoj rolin tim ne shoqeri. Une jam i bindur qe nen drejtimin e Leonard Kerqukit cdo gje do te vazhdoje ne menyren e njejte, e sigurisht edhe me mire.

    Per gjithe kete rrugetim deshiroj ta falenderoj Bujar Musen, @Akan Ismailin, me te cilet kemi qene partner per nje kohe te gjate. Deshiroj ta falenderoj Lleon, Arben Hysenin dhe Vjollca Musen. Deshiroj ta falenderoj cdo njerin qe ishte bashke me mua ne kete sukses. Deshiroj t’i falenderoj edhe pronaret e rinj qe besuan ne kete projekt.

    Shume shpejt, pas nje pushimi, do te tregoj se cka hamamin e kam ndermend me punu ?.
    Deri atehere m’keni ne Facebook, me qasjen e njejte, me politiken e njejte editoriale.

    Nje gje e di sigurt, qe tash e tutje nuk jam i interesuar qe te punoj si menaxher, e as si drejtor.

    Ju dua te gjitheve ❤️.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!