Kryeministri Albin Kurti në simpoziumin ndërkombëtar SYMI të mbajtur në Greqi ka thënë se për sa kohë që 1 përqindëshi më i pasur zotëron gjysmën e pasurisë globale, nuk do të ketë paqe të vërtetë midis shoqërive dhe njerëzve as me natyrën e planetit tonë.
Pas kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i cili ka qenë edhe ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, i cili ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Kurti.
Ai ka thënë se Kurti gjen kohë të ju tregoi të tjerëve për barazi, kurse sipas tij në qeverisjen aktuale janë rritur çmimet, dyfishuar numri i të varfërve dhe vendi po përjeton ikje masive të qytetarëve të saj, shkruan Reporteri.net.
“Kqyre me çka merret. Nën qeverisjen e tij, Kosova po perjeton migrim masiv, çmimet janë rritur me rekorde historike, numri i të varfërve është e dyfishuar, e ky gjen kohë me ju tregu të tjerëve për barazi”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.