Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Anton Berisha përmes një postimi në Facebook, me rastin e 29 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut ka thënë se kjo ditë ka qenë dhe mbetet Dita e Parë e Shtetit të Kosovës.
Ai është shprehur se në një të ardhme të afërt kjo datë do të zyrtarizohet si Dita e Shtetësisë së Kosovës.
Sipas Berishës rëndësi tjetër e kësaj deklarate është gjithëpërfshirja, pasi që sipas tij nuk kishte as ngjyrim politik, as protagonizëm individual por përkushtim për të drejtën e shqiptarëve dhe komuniteteve për të jetuar në shtetin e tyre si proces i dezintegrimit të ish Jugosllavisë komuniste.
Postimi i tij i plotë:
Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, per mua ka qene dhe mbetet Dita e Pare e Shtetit te Kosoves. Qe nga ajo dite, ne e kemi ndjere shtetin dhe rruga e vazhduar ka qene domosdoshmeria e çlirimit te Kosovës, perpjekje e cila me forma te ndryshme zgjati nje dekade.
Rendesia tjeter e jashtezakonshme e kesaj Deklarate, ishte gjithperfshirja. Nuk kishte as ngjyrim politik, as protagonizem individual por perkushtim per te drejten e shqiptareve dhe komuniteteve per te jetuar ne shtetin e tyre si proces i dezintegrimit te ish Jugosllavise komuniste.
Deklarata e 2 Korrikut ishte pergjigjja e shqiptareve per padrejtesite e bera nje shekull me pare ndaj nesh, ishte klithma jone per Perendimin, se eksperimentet e sllavo-komunizmit mund te vazhdojne, por pa ne shqiptaret.
Sot, duhet t’i kujtome me respektin me te madhë te gjithe ata/o qe u angazhuan per arritjen e nje akti te tille madhor.
Ne nje te ardhme, besoj jo te larget, kur gjerat te bien ne vendin e vet, sigurisht qe kjo Datë do te zyrtarizohet si Dita e Shtetesise se Kosoves!