Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka kritikar ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj krerëve të partive tjera politike, shkruan Reporteri.net.
“Ka qenë ftesë me hile, në kohën dhe formatin që është bërë. Ftesa u është bërë për koordinim brenda Kuvendit, dhe nuk u takon kryetarëve të partive, por shefave të Grupeve Parlamentare”, u shpreh Berisha.
Berisha, tha se kryeministri i Kosovës, “po bën akrobacione të papërgjegjshme politike”, dhe e ka kritikuar Qeverinë për dështime.
“Dështim katastrofal të Kosovës, veçanërisht në diplomaci, sepse dihet që Kosova nuk do të jetë pjesë në agjencën e Ministrave në KiE”, tha Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.