×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për orkestrimin e votave nga “Romani Iniciativa”

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 14:07

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se partia e tij do të deponojë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, për të dëshmuar se partia Romani Iniciativa është e ndikuar nga ata që s’e njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.


    Në një komunikatë dërguar mediave, Berisha deklaron se po i bëhen padrejtësi komunitetit egjiptian që jeton në Kosovë.

    “Ne, ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese do e deponojmë gjatë javës së ardhshme duke e dëshmuar që ne si PLE nuk do të dorëzohemi asnjëherë para padrejtësive që i bëhen komunitetit Egjiptian dhe Kosovës në tërësi!”, ka shkruar Berisha.

    Kjo është komunikata e plotë:

    Disa javë më parë ne si subjekt politik, Partia Liberale Egjiptiane – PLE, me gjithë forcën tonë intelektuale dhe argumentet tona kushtetuese dhe ligjore tentuam që të argumentojmë para opinionit të gjerë dhe institucioneve të drejtësisë për orkestrimin e votave nga “Romani Iniciativa” e cila mbrëmë e dëshmoi me mos prezencën e deputetit nga radhët e këtij subjekti politik që është e ndikuar dhe është produkt i atyre që nuk e njohin Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur.

    Edhe për kundër të gjitha reagimeve të mia , shumë personalitete politike heshtën, po ashtu edhe institucionet e drejtësisë si PZAP dhe Gjykata Supreme e legjitimuan votën e pa vlefshme duke e lejuar që pikërisht ajo votë të vendos për fatin e Kosovës duke e dëmtuar drejtpërdrejtë demokracinë e vendit!

    Aq më tepër këto ditë “Romani Iniciativa” u “shpërblye” me një post të zv Ministrit nga Qeveria e Kosovës! Mbesim me shpresën e vetme tek Gjykata Kushtetuese që do e korrigjojë këtë padrejtësi të bërë ndaj nesh dhe Kosovës në përgjithësi.

    Ne, ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese do e deponojmë gjatë javës së ardhshme duke e dëshmuar që ne si PLE nuk do të dorëzohemi asnjëherë para padrejtësive që i bëhen komunitetit Egjiptian dhe Kosovës në tërësi!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!