×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Dy faqe të Qeverisë janë hakuar nga Serbia për 3 minuta

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 18:21

    Zafir Berisha, koordinator Nacional për Siguri Kibernetike ka deklaruar se dy faqe të Qeverisë së Kosovës janë hakuar për dy deri në tre minuta nga hakerët serb.


    Berisha tha se është hakuar faqja e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe një faqe për lejet e bizneseve.

    “Ishte një tendencë që ka ndodhur një sulm në disa faqe nga Serbia dhe shumë shpejtë personat përgjegjës kanë marrë masa dhe e kanë evituar këtë ndërhyrje. Ka pasur një ndërhyrje dy tre minutëshe në dy faqe të Qeverisë. Në faqen AME dhe një faqe ku jepen lejet për biznese. Organet e ndjekjes janë duke u marrë me këtë rast”, tha ai në T7.

    Berisha tha se nga këto faqe nuk është arritur të merret ndonjë e dhënë dhe se rasti po hetohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!