Zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kryetarit të Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun. Ky i fundit pretendon se ka grumbulluar dëshmi në Hagë, kundër Ramush Haradinajt.
Berisha, që është edhe anëtar i kryesisë së AAK-së, i konsideron lojëra politike deklarimet e tilla në Beograd, nga siç thotë ai ish-bashkëpunëtori i Sllobodan Millosheviqit.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Ish bashkëpunëtori i Sllobodan Milosheviqit, Milovan Drecun, i cili njihet edhe si analist ushtarak pro-rus, po e përdorë taktiken e njëjtë qe shteti serb vazhdimisht e përdorë ne raport me Interpolin (pra, e politizon skajshmërisht një organizatë te natyrës teknike) edhe ne raport me Dhomat e Specializuara.
Drecun mendon qe me lojëra te njëjta qe Serbia bën ne Interpol, mund te vazhdoj edhe ne lidhje me Dhomat e Specializuara. Pra, ai tenton qe për përfitime politike te Serbisë te luaj lojëra politike me kinse “dëshmi te reja qe ka gjetur”. Ne fakt, keto kinse deshmi jane vetem manipulim me dispozitat pozitive te te drejtës ndërkombëtare dhe asgjë me shume.
Po te kishte Serbia dëshmi, ajo do ti dorëzonte ne Gjykatën e Hagës gjate proceseve ku z. Haradinaj ka dale i pafajshëm. Mirëpo, ata nuk kane pasur dëshmi te tilla.
Bashkësia ndërkombëtare duhet ti thotë stop këtyre keqpërdorimeve për qëllime politike qe zyrtaret e Serbise, si Drecun i bëjnë te drejtës ndërkombëtare.