×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Kosova i krijoi vetes iluzionin se Kurti me shokë përfaqësojnë dijen, kulturën e moralin e shoqërisë

    Reporteri
    15 Qershor 2022 | 10:07

    Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë sot se Kosova sikur me opium, i krijoi iluzionin vetes se Albin Kurti dhe ata që e rrethojnë  përfaqësojnë dijen, kulturën, etiken e moralin e shoqërisë.

    Berisha në një postim në Facebook shkruan se motoja e tyre është dekadenca ideologjike “ne ndërtojmë duke rrënuar”.

    “’Më e keqe se mosdija është iluzioni i dijes’” – thoshte gjeniu i shkencës Hawking.

    Kosova, sikur me opium, i krijoi iluzionin vetes se Albin Kurti dhe shokët/shoqet e tij përfaqësojnë dijen, kulturën, etiken e moralin e shoqërisë.

    Në fakt, ata përfaqësojnë vetëm një bashkësi mashtruesish primitivë pa asnjë kontribut në krijimin e vlerave humane, shkencore e kulturore.

    Motoja e tyre është dekadenca ideologjike ‘ne ndërtojmë duke rrënuar’. Dhe, historia ka treguar se kjo kategori në shkatërrimin e gjerë nxjerrin përfitime të ngushta”, shkruan Berisha.

    Ky reagim i Berishës vjen pasi u bë e ditur se,  “Sunny Hill”, festivali më i madh ndonjëherë që u mbajt në Kosovë, sivjet është zhvendosur në Tiranë.

    Organizatorët u tërhoqën pasi u shprehën të dëshpëruar me zvarritjet e procesit të marrjes së një toke prej 17 hektarësh për shfrytëzim lidhur me këtë ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!