Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti dhe Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me mos-sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit.
Në seancën që po mbahet tani në Kuvendin e Kosovës, Berisha tha se deri më tani do të duhej që së paku 50% e qytetarëve të marrin vaksinën kundër COVID-19.
“Situata është duke u renduar dhe ka tendencë të dal jashtë kontrollit. Sot do të duhej që së paku 50% e popullatës të ishte e vaksinuar, por kjo nuk ka ndodhur. Ka ndodhur e kundërta e asaj që do të duhej.”
“Ministri i Shëndetësisë në vend se të angazhohej për furnizimin me vaksina, ai merret me inate politike. Më 15 prill ministri Arben Vitia është dashur të nënshkruaj kontratën për furnizim me vaksina, këtë nuk e ka bërë”, tha Berisha, gjersa ka kritikuar po ashtu Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, lidhur me uljen e shtesave të pensioneve dhe atyre të punëtorëve shëndetësorë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.