×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Në menaxhimin e situatës ka propagandë, po testohen vetëm VIP-at

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 14:46

    Deputeti i AAK-së, Ali Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij se situata pandemike për shkak të koronavirusit nuk po menaxhohet në mënyrën më të mirë, përkundër se, siç ka shkruar ai, analistët e komprometuar dhe ushtria virtuale e Qeverisë po e lavdërojnë angazhimin e një ministrie, pa qenë në gjendje që të përmendin ndonë veprim efikas.


    Ndër të tjera sipas Berishës po bëhet shumë pak për të testuar njerëzit për koronavirusin, teksa kjo është metoda më e mirë për të nxjerr rezultatet.

    Ai ka thënë se në mesin 1175 mostrave, ka shumë që janë bërë pa nevojë, pasi që u janë bërë VIP-ave që nuk kishin ndonjë simptomë. Ai ka përmendur edhe testimin e Kryeminsitrit Kurti dhe të kabinetit të tij.

    Reagimi i plotë i Berishës:

    Të dashur qytetarë,
    A jemi duke luftuar si dhe sa duhet Pandeminë???
    A mos jemi duke rënë viktimë e analistëve të komprometuar dhe ushtrisë virtuale që kjo Qeveri e ka krijuar e të cilët lavdërojnë punën e një Ministrie, pa qenë në gjendje të numërojmë as edhe vetëm një veprim efikas të saj!
    E vërteta është se deri më tash janë hetuar vetëm 1 mijë 175 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.
    Nga këto mostra të marra për testim, gjithësejt 108 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
    Ekziston frika e bazuar se shumë pak mostra janë testuar!
    Në mesin e 1 mijë e 175 mostrave shumē testime kanë qenë të panevojshme dhe u janë bërë VIP-ave pa simptoma.
    E pakuptueshme dhe e pa justifikueshme se si i tërë kabineti i qeverisë Kurti u testua pa pikë nevoje dhe pa asnjë simptomë.
    Populli i Kosovës është populli më i izoluar në Europë dhe vendi që vizitohet pak nga të tjeret. Ndoshta kjo është edhe e mira jonë në këtë pandemi!
    E potencojë, respekt për personelin mjekësorë, emergjencat, policinë, zjarrëfikësit, gazetarët e terrenit dhe të gjitha shërbimet në detyrë dhe përballje! Politika nuk duhet të merr meritat e tyre e ti prezantojë si produkt i kabineteve të tyre!
    Kujdes Po, Panikë Jo! #rrinshpi
    AB

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!