×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha pas dorëhqejes së Haradinajt: Prej pozitave heqim dorë, por prej interesit të shtetit nuk lëshojmë pe

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 19:48

    Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, ka reaguar në Facebook edhe Anton Berisha, zëvendësministër i Jashtëm.


    Ai në një postim në Facebook, të shoqëruar me një fotografi me shefin e partisë, ka shkruar se “dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, është tregues se ai dhe AAK, qëllim kryesor e kanë shtetin e Kosovës e jo pushteti”.

    “Edhe unë, jam njeri nder ata që kam dhënë dorëheqje nga funksioni shtetëror, dhe besoj e kuptoj drejtë e mirë dorëheqjen e kryetarit tim”, ka shkruar Berisha.

    “Ne kemi dëshmuar që nuk lëshojmë pe në temat shtetërore e kombëtare por lëshojmë pe në tema të pozitave shtetërore. Edhe unë, jam njëri nder ata që kam dhënë dorëheqje nga funksioni shtetëror, dhe besoj e kuptoj drejtë e mirë dorëheqjen e kryetarit tim. Kosova âsht gjaku ynë qe nuk falet – thoshte Ali Podrimja. Pozitat shtetërore kanë kuptim vetëm atëherë kur janë në funksion të Kosovës. Sot, Ramush Haradinaj e dëshmoi këtë”, ka shkruar Berisha./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!