×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: PDK e voton Qeverinë Kurti

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 23:18

    Votën për Qeverinë Kurti e ka ofruar edhe rivali i tij politik, Hysen Berisha nga PDK-ja.


    Ai e ka cituar kreun e PDK-së, Kadri Veselin, të ketë thënë se nëse i duhet Kurtit një votë për krijimin e Qeverisë, ai do ta votojë.

    “Ne si subjekt kemi mbajt qëndrimin tonë, nëse vjen te ngërçi për një votë, kryetari i PDK-së ka deklaruar se unë do të përkrah, veç bëni institucionet”, ka deklaruar Berisha, në Klan Kosova.

    Kujtojmë se Kurti sot ka njoftuar se ka bërë 61 vota për ta bërë qeverinë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!