×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Për ata që kanë sy e vesh, konstatimet e Kushtetueses janë alarm që drejtësia është e kërcënuar

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 13:08

    Ish-Këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha, ka bërë një koment rreth vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.


    Ai thotë se për ata që kanë sy e vesh, konstatimet e gjykatës janë alarm që në këtë vend drejtësia është e kërcënuar dhe drejtësinë e pranojmë si të tillë, vetëm kur të na bie tamam.

    Tutje, ai shprehet se çfarë kërcënimi, linçimi e shantazhi do përjetonin gjyqtarët sikur sot të rrëzonin kërkesën për masë të përkohshme.

    Postimi i Berishes:

    Thirrja e Gjykates Kushtetuese kundrejt kercenimit te marre nga Qeveria ne detyre:

    Per ata qe kane sy e vesh, konstatimet e gjykates ( shih me poshte) jane alarm qe ne kete vend drejtesia eshte e kercenuar dhe drejtesine e pranojme si te tille, vetem kur te na bie tamam.

    GJYKATA KUSHTETUESE:

    “Megjithatë, Gjykata thekson fuqishëm se qasja e Qeverisë ndaj Gjykatës që reflekton kjo parashtresë, është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat themelore të Kushtetutës së Republikës.

    Gjykata rithekson se ajo është organ i pavarur në mbrojtje të Kushtetutës dhe është interpretuesi përfundimtar i Kushtetutës.

    Gjykata gjithashtu rikujton se Kushtetuta i atribuon asaj pavarësi të plotë në kryerjen e përgjegjësive të saj.

    Për më tepër, është detyrim kushtetues i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës të respektojnë dhe të mos ndërhyjnë në këtë pavarësi.

    Gjykata gjithashtu i rikujton Qeverisë se Kushtetuta nuk i atribuon asaj asnjë kompetencë përkitazi me vendimmarrjen e pushtetit gjyqësor.

    Respektimi i vlerave themelore kushtetuese, lidhur me ndarjen e pushteteve, pavarësinë e pushtetit gjyqësor, pavarësinë dhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit, është detyrim kushtetues i të gjitha degëve të pushtetit të Republikës së Kosovës.

    Imagjinoni se cfare kercenimi, lincimi e shantazhi do perjetonin gjyqtaret sikur sot te rrezonin kerkesen per mase te perkohshme?!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!