Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se marrëveshjet e nënshkruara në SHBA janë historike dhe shtoi se momentalisht domethënia e saj nuk mund “të kuptohet plotësisht”.
Për televizionin serb “TV Prva”, ajo tha se marrëveshja ishte e mirë për të dyja palët, një “fitore për Beogradin dhe Prishtinën”, megjithëse, sipas saj, delegacioni i Prishtinës ishte nën presion për të nënshkruar, njofton Klan Kosova.
“Ajo që është e rëndësishme është që ne kemi nënshkruar një marrëveshje normalizimi me Prishtinën, e cila është e garantuar nga Shtetet e Bashkuara”.
Kryeministrja serbe shtoi se “pika 10”, e cila pretendohet se parashikonte njohje të ndërsjellë, ishte një “surprizë” dhe tregoi se Vuçiq iu tha qartë bashkëbiseduesve të tij në Shtëpinë e Bardhë që për delegacionin serb përbënte një “vijë të kuqe”.
Kryeministrja vlerësoi se marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës do të sjellë më shumë punë, paga më të mira dhe se marrëveshja është “një mënyrë krijuese për të parë të ardhmen pa njohur të ashtuquajturën Republikë të Kosovës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.