Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia nuk e ka asnjë obligim nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa për Kosovën thotë se e ka obligim themelimin e Asociacionit.
Por, ajo pretendoi se s’beson që Kosova do ta bëjë Asociacionin.
“Nuk besoj se do të ndodhë”, tha ajo për “Blic.rs”, transmeton Gazeta Express.
Ajo tha se opozita në Serbi po sulmon qeverinë dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq në lidhje me Kosovën “sepse nuk ka një agjendë reale politike, prandaj po mundohet të krijojë programin e saj të bazuar në mashtrimin me vetëdije të qytetarëve”.
Bërnabiq tha se protestat e opozitës dhe “frika për Kosovën” nuk shqetësohen për Kosovën dhe se “frika e tyre është false, sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër si agjendë politike”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.