Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka komentuar largimin e Vjosa Osmanit nga pozitat kryesuese në parti.
Ajo ka thënë se Osmani e ka pasur hapësirën e mjaftueshme në LDK, derisa ka shtuar se ajo vetë nuk marrë pjesë në votim për largimin e saj nga strukturat e partisë.
“Çfarëdo hapi që do të marrë Osmani unë do ta respektoj. E kam mike të mirë, do të kisha pasur dëshirë që ajo të ishte aty me ne. Osmani është ngutur. Osmani e ka pasur hapësirën e mjaftueshme në LDK. Asaj i është dhënë mundësia që të kandidojë për kryeministre. Kemi pasur edhe ne në vazhdimësi vota, por nuk na është dhënë mundësia”, ka thënë ajo në KTV.
Duke folur për zgjedhjet e fundit, Gaxherri ka thënë se Vjosa Osmani nuk i ka fituar ato vota, duke shtuar se kanë qenë vota të të gjithëve.
“Osmanin e ka propozuar LDK-ja për kryeministre dhe e ka bërë kryetare të Kuvendit. Secili prej nesh që kemi mospajtime aty mund t’i shfaqim ato. Unë jam pjesë e Këshillit të Përgjithshëm dhe nuk kam votuar për heqjen e saj nga pozitat”, ka thënë ajo
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.