×
  • Lajme
  • Lajme

    Besa Security: Furgoni i kompanisë sonë nuk ishte cak i grabitjes së armatosur te “Albi Mall”

    Reporteri
    17 Mars 2025 | 14:47

    Kompania “Besa Security” përmes një komunikate për media kanë thënë se furgoni i tyre nuk ishte cak i grabitjes së armatosur te “Albi Mall” në Veterrnik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas kësaj kompanie, furgoni i tyre vetëm se qenë i parkur ato momente aty në atë vend, por që siç thonë nuk kishte të bënte me rastin.

    “Sipas informacioneve zyrtare dhe konfirmimeve tona të brendshme, furgoni i Besa Security ka qenë i pozicionuar në parkingun e ALBI Mall, duke realizuar detyrat e tij të zakonshme dhe nuk ka qenë në asnjë moment cak i ndonjë sulmi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi, ku cak ka qenë furgoni i një kompanie tjetër dhe, për fat të keq, një pjesëtar i asaj kompanie ka pësuar lëndime si pasojë e breshërisë së plumbave”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie.

    Nga grabitja me maska dhe e armatosur te “Albi Mall” mbeti i plagosur shoferi i furgonit që po transportonte para, e për të cilin nga Emergjenca në QKUK thanë për Gazetën Online Reporteri.net se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Shefi i Emergjencës, Naser Syla tha për Reporteri.net se ai i është nënshtruar një operacioni.

    42-vjeçar që siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net është nga Vushtrria dhe u plagos në shpinë me dy plumba.

    Grabitësit të cilit kishin qenë me një veturë “Pick Up” të bardhë me targa të huaja, e e cila u gjet nga policia e djegur në Hajvali, dyshohet se kanë ikur me një veturë tjetër “Renault” në drejtim të Gjilanit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!