×
  • Lajme
  • Lajme

    Besarta Jashari: Momenti ma i vështirë u kanë kur s’kam mujt me pshtu Blerinën, motrën teme t’vogël

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 19:42

    E bija e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari është e mbijetuara e vetme e kësaj familje legjendare, që i shpëtoi masakrës së 5 marsit të vitit 1998.

    Besarta atë kohë ishte vetëm 10 vjeçe.

    Megjithatë ajo rrëfen tmerrin që kishte përjetuar, si e mbijetuara e vetme e një dyluftimi, ku humbën jetën 59 anëtarë të familjes së saj.

    Për Besartën momenti më i vështirë kishte qenë kur s’kishte mundur ta shpëtonte motrën e saj të vogël Blerinën.

    “Sa herë vi në Prekaz, ose kaloj knej, normal e ndjej mungesën e tyne, çdo ditë dhe çdo moment. Mirëpo, jam aq krenare që familja jeme u flijua për këtë vend, që sot fëmija e mi po jetojnë të lirë. Momenti ma i vështirë u kanë kur e kam lanë Blerinën, motrën teme t’vogël, dhe s’kam mujtë me pshtu” rrëfen Besarta për rtk.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!