×
  • Lajme
  • Lajme / Arsim

    Besian Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

    Reporteri
    17 Nëntor 2024 | 20:55

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, tha të dielën se çështja e doracakut me edukimin seksual, janë një “fushatë propaganduese dhe përpjekje për krijimin e kauzave të paqena”.

    Mustafa, në një postim në Facebook publikoi një status të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila kishte njoftuar në dhjetor të 2023-ës, për doracakun në fjalë.

    “Kush i ka hartu doracakët, kush????Edhe i keni promovu bile”, ka shkruar Mustafa.

    Mustafa ka publikuar dhe një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke e mbrojtur kurrikulën që vetë e kanë miratuar.

    “Fort ju paska djegë që s’ju kemi lënë me i shti duart në fëmijë e familje a? Prap po mundoheni me mashtru’ që s’i keni aprovu’ këto korrikula a? Qe, dëgjojeni Nagavcin duke e mbrojtë kurrikulën që e keni miratuar vet. Edhe nime, pranojeni që ndryshimi po vjen”, shkroi Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!