×
  • Lajme
  • Lajme

    Besim Hoti, kandidat i LDK-së për kryetar të Klinës

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 21:01

    Kryesia e Degës së LDK-së në Klinë, unanimisht e ka mbështetur Besim Hotin për të kandiduar për kryetar të komunës dhe për ta udhëhequr Degën e LDK-së atje.


    Vendimi është marrë pas dorëheqjes së kryetarit të degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi.

    Lajmin e ka bërë me dije kryetari tashmë i dorëhequr i degës së LDK-së në Klinë.

    “Nga sot Kryesia e Degës unanimisht i dha mbështetje Besim Hotit për Kandidat për Kryatar Komune dhe për ta udhëhequr Degën e LDK-së në Klinë pas dorëheqjes sime”, thuhet ndër të tjera në postim.

    Hoti është nënkryetar i Komunës së Klinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!