×
  • Lajme
  • Lajme

    Besimtarët obligohen që të mbajnë maska gjatë faljes në xhami e të përdorin dezinfektues

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 21:43

    Po e presin kohën e faljes së namazit të drekës. E më të thirrur ezani, ata fillojnë procedurat paraprake të këtij rituali fetar.


    Dikush këtu zgjodhi që ta fal namazin në oborrin e xhamisë e dikush brenda saj.

    Por këta të fundit, duhet që t’i respektojnë disa rregulla të reja para se të hyjnë në xhami.

    Madje si pasojë e pandemisë COVID 19 ka gjasë që këto objekte fetare të mbyllen përkohësisht.

    E besimtarët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj.

     

    Sipas tyre kjo do të duhej të ndodh vetëm nëse merren masa rigoroze në të gjitha aspektet.

    Por ndryshe nga falja e namazit me rregullat anti covid, aktivitetet tjera fetare nuk do lejohen.

    Sipas myftiut të Kosovës, Naim Ternava, ligjëratat, tribunat fetare e shkolla verore do të pezullohen përkohësisht.

    Por, në vendimin e qeverisë së Kosovës thuhet se pezullohen ceremonitë fetare, pa sqaruar se a është ndaluar edhe falja e namazit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!