×
  • Lajme
  • Lajme

    Besimtarët ortodoksë kremtojnë Krishtlindjet

    Reporteri
    07 Janar 2020 | 7:34

    Ortodoksët dhe kishat e tjera lindore festojnë Krishtlindjen më 7 janar, llogaritur kështu sipas kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.


    Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë.

    Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefipo pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

    Liderët e vendit kanë uruar për shëndet, lumturi e begati në ngrohtësinë e familjeve të besimit ortodoks, duke shprehur shpresën se kjo ditë feste të shërbejë për ta shtuar besimin dhe respektin e ndërsjellë, për t’iu gëzuar të arriturave të përbashkëta dhe për të punuar për një jetë më të mirë e më të begatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!