×
  • Lajme
  • Lajme / Vizat

    Besnik Bislimi jep lajmin: Spanja njeh pasaportat e Kosovës

    Reporteri
    06 Janar 2024 | 15:12

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe se kosovarët mund të udhëtojnë pa viza dhe drejt këtij shteti, shkruan Reporteri.net.

    Bislimi në një postim në Facebook shkruan se DG Home (Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme) ka njoftuar se edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe  i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.

    Postimi i tij:

    Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin.

    DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.

    Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.

    Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!