×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Bislimi në Athinë takohet me deputetë grekë: Kosova synon forcimin e partneritetit me Greqinë

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 13:18

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës zyrtare në Athinë, ditën e djeshme ka takuar ndaras deputetët Dora Bakoyannis dhe George Papandreou.

    Përgjatë këtyre takimeve, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se Kosova vazhdon drejt rrugës së progresit, duke e pozicionuar vendin në një trajektore të zhvillimit dhe demokracisë.

    “Si dëshmi më të fundit të këtij indikatori, kemi raportin e demokracisë të institutit V-Dem, ku Kosova renditet e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, njofton Zyra e Kryeministrit.

    Zyra e Kryeministrit njofton se bisedat e zhvilluara u fokusuan dhe në rrugëtimin në proceset e integrimit europian të Kosovës dhe aplikimet për anëtarësim në BE dhe në Këshillin e Evropës, e po ashtu dhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi. Kosova synon të forcojë miqësinë dhe partneritetin me Greqinë.

    Me deputetët Bakoyannis dhe Papandreou, Bislimi bisedoi dhe mbi procesin e dialogut, zhvillimet dhe takimin e fundit në Bruksel.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!