Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili nuk lëviz nga vendi teksa intonohet himni i Kosovës në një ndeshje futbolli, shkruan Reporteri.net.
Në pamjet e kapura nga të pranishmit në një ndeshje miqësore që po zhvillohej mes futbollisteve veteranë të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë, Bislimi nuk e ka parë të udhës të ngrihet në këmbë në momentin kur është intonuar himni i Kosovës, e po ashtu edhe ai i Gjermanisë.
Këtë veprim të zëvendëskryeministrit, Çitaku e ka quajtur të turpshëm dhe të pabesueshëm.
“E turpshme, po aq sa e pabesueshme. Zv.kryeminister, shko në shtëpi. Flejë pak.
Marre”, ka shkruar ajo.
Ndeshja miqësore mes futbollisteve veteranë të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë është zhvilluar sot dhe është pjesë e kalendarit të aktiviteteve të MKRS-së për 15-vjetorin e pavarësisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.