Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të iniciojë një debat parlamentar nga i cili synon të nxjerr një rezolutë për të adresuar çështjen e mosliberalizimit të vizave për Kosovën.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Kosovës i është bërë padrejtësi lidhur me çështjen e vizave.
“Në samit, për Kosovën ndodhi ajo e zakonshmja, pra thirrja për dialog. AAK e sheh me shqetësim të madh qasjen injoruese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Ajo që dimë është se kushtet e parapara për liberalizim të vizave kanë përmbushe tani e shumë vite më parë”, ka thënë Tahiri.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të iniciojë një debat parlamentar, një rezolutë në mënyrë që të adresojmë këtë çështje në nivelin më të lartë nga Parlamenti i Kosovës”, ka shtuar Tahiri.
Ai ka kritikuar qeverinë për mos reagim lidhur me këtë çështje.
“Shohim një mosreagim të qeverisë karshi kësaj teme. Sa ishin në opozitë kritikonin sulmonin, tani qe janë më qeveri nuk pati asnjë reagim” ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.